Pas 20 shkurtit… e di Zoti/ Protesta të martën, por pas saj? Gështenja: Ende nuk ka plan

schedule13:28 - 19 Shkurt, 2024

schedule 13:28 - 19 Shkurt, 2024

TIRANË-

Pas krijimit të federatës opozitare, deputetët e rreshtuar pranë grupit të Gazmend Bardhit, thonë se e kanë lënë pas përçarjen mbi 2 vite e gjysmë të PD dhe po punojnë që ta kthejnë opozitën në forcë alternative nesër, por pa pasur asnjë ide , strategji, axhendë konkrete se si do ta arrijnë këtë.

Me shpresën se protesta e thirrur nga rithemelimi do të mbledh një grusht simpatizantësh në shesh, me lajtmotivet e vjetra të protestave të shkuara, Gështenja thotë se 20 shkurti është vetëm fillimi.

Megjithëse pa asnjë plan se çfarë ndodh pas protestës, Gështenja thotë se ata e kanë derën e  hapur për çdo opozitarë, që do të donte të bashkohej, ironikisht në këte federatë deputetësh pa parti e partish pa deputet.

“Prej gati dy vitesh opozita ka qenë e përçarë përballë kësaj mazhorance. Në dijeninë time janë ftuar të gjithë përfaqësues të partive për të qenë pjesë e kësaj tryeze. Në këtë tryezë nuk kanë marrë pjesë të gjitha forcat apo përfaqësuesit e partive politike opozitare.

Jam i rreshtuar në grupin parlamentar të PD. Kjo ka qenë një strategji e qartë e të gjithë grupit parlamentar dhe e gjithë opozita ka punuar gjatë për të pasur një forcë alternative qeverisëse nesër. Historinë dhe debatin e përçarjes e kam lënë pas. Data 20 shkurt është një datë simbolike, kemi qenë në terren për të sensibilizuar qytetarët të jenë pjesë të kësaj proteste. Dhe gjithë ky kontribut nuk mbaron këtu. 20 shkurti është fillimi i rrugëtimit tonë për të shkuar në zgjedhjet e 2025. Për zotin Basha në dijeni time ka pasur ftesë për t’ju bashkuar kësaj tryeze, pra është e hapur. Le t’ja lëmë kohës. Tryeza ka lënë një derë të hapur për të gjithë faktorët opozitar përballë kësaj mazhorancë, jo vetëm për zotin Basha. Ka qenë dora e shtrirë për këdo.”, tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!