Rikthehet Kategoria e Parë dhe sot nis faza e tretë. Në plan janë pesë ndeshje, që do të zhvillohen në orare të ndryshme. Ekipet që luftojnë për mbijetesë në grupin A do të luajnë prej orës 14:00. Egnatia do të presë Dinamon në shtëpi dhe këtë herë kthehen tifozët në Rrogozhinë. Takimi tjetër zhvillohet në Pukë, midis Tërbunit dhe Veleçikut. Burreli është pushim.
Takimet e grupit B nisin një orë më vonë, në 15:00. Devolli pret Turbinën në Bilisht, kurse në Fushë-Krujë përballen dy skuadra fqinje: Iliria dhe Shënkolli. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Orikut dhe Elbasanit të vendit të fundit. / abcnews.al