Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Favoritë dhe të pasur, Anglia skuadra me vlerën me të madhe në Evropianin e Gjermanisë

schedule12:16 - 14 Qershor, 2024

schedule 12:16 - 14 Qershor, 2024

Në futboll, paratë nuk e sigurojnë suksesin, por nuk ka dyshim që të afrojnë me triumfin. Jo më kot, skuadrat që konsiderohen si favorite të Euro 2024 kanë edhe vlerën më të lartë në tregun e transferimeve. Me lojtarët e grumbulluar për Kampionatin Evropian, Anglia mban vendin e parë, të paktën sipas analizës së specialistëve, të “Transfermarkt”.

“Tre Luanët” kapin vlerën e përgjithshme të 1.52 miliardë eurove në tregun e futbollit, teksa në vendin e dytë pozicionohen “Gjelatë” e Francës, nënkampionë të botës, me 1.23 miliardë euro dhe në të tretin “Luzitanët” e Portugalisë, me pak më shumë se 1 miliardë euro.

Pesëshja e parë në këtë klasifikim plotësohet me Spanjën dhe Gjermaninë, me përfaqësuesen e “La Furia Roja”, që vlerësohen në shifrën e 965.5 milionë eurove, ndërsa “Pancerat” organizatorë të këtij kompeticioni, në shifrën e 831 milionë euro.



Në këtë garë, Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka asnjë shans, me “Kuqezinjtë” e thirrur nga Sylvinho, që mbajnë vendin e parafundit mes 24 finalistëve, teksa ka një vlerë të përgjithshme në tregun e transferimeve prej 111.6 milion euro, duke lënë pas vetëm Rumaninë.

Lojtari më i shtrenjtë mes “Legjionarëve” është Armando Broja, me kartonin e sulmuesit, që në vlerësohet 22 milion euro, ndërsa pas tij renditen Kristjan Asllani me 18 milionë euro dhe Ernest Muçi me 13 milion euro.

Sa i përket rivalëve të Shqipërisë në Grupin B të Euro 2024, pas Spanjës, është Italia që ka vlerën më të lartë në treg me 705.5 milionë euro, dhe Kroacia me 327.7 milionë euro. Diferenca duket e madhe, por kjo nuk i pengon “Kyqezinjtë” të provojnë të bëjë surprizën, teksa futbolli ka shumë precedentë të tillë në historinë e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!