Fauci: Këto janë efektet anësore që duhet të prisni nga vaksina e Covid-19

schedule15:13 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:13 - 1 Dhjetor, 2020

Teksa e gjithë bota i ka “sytë” nga vaksina, COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike.

Deri më tani janë zhvilluar disa vaksina anti-COVID, por ato ende nuk është  dhënë miratimi i shpërndarjes, pasi më parë duhet t’iu nënshtrohen disa proceduarave të kontrolleve.

Ndërkohë, nga ana tjetër ka shumë persona në të gjithë botën të cilët janë shprehur se nuk do të vaksinohen pasi ekziston frika e ndonjë efekti anësor.

Lidhur me efektet anësore të vaksinës ka folur edhe  Anthony Fauci. Ai u shpreh se personat që vaksinohen kundër koronavirusit duhet të presin efekte anësore të pakta.

“Kur merrni një injeksion të vaksinës, ju nxisni një përgjigje. Disa nuk ndjejnë asgjë, të tjerë ndiejnë një dhimbje në krah. Disa mund të ndiejnë një dhimbje në krah dhe një lloj ndjesie sikur kanë ftohtë, pothuajse sikur të keni grip, dhe një pakicë njerëzish kanë ethe. Kjo ndodh vetëm në një ditë. ”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Fauci.

Fauci thekson se pothuajse të gjitha efektet zhduken brenda 24 orëve, ose në raste të shumta deri në 48 orë. Sipas tij, është e rëndësishme të jesh i sinqertë me njerëzit për efektet anësore që ata mund të përjetojnë.

“Nëse trupi juaj reagon,është se po i përgjigjet mirë injeksionit”, tha Fauci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!