Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Fatura e luftës, 25 miliardë dollarë/ Krisafi: Kosto shumë e madhe! SHBA mund të marrë masa ndaj Spanjës

schedule21:37 - 29 Prill, 2026

schedule 21:37 - 29 Prill, 2026

Lufta me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth 25 miliardë dollarë deri më tani. Shifra u zbulua nga drejtori i financave në Pentagonin amerikan, Jules Hurt, i cili deklaroi se shifra më e madhe është shpenzuar për municione, ndërsa shtoi se do të duhen më shumë para për zëvendësimin e pajisjeve ushtarake të shkatërruara.

Eksperti Ledjon Krisafi tha se kostoja e luftës së SHBA-së me Iranin është shumë e lartë, duke përfshirë shpenzime të mëdha për avionë, municione dhe sisteme si Patriot.

Sipas tij, pavarësisht këtyre kostove, ato nuk përbëjnë problem serioz për SHBA-në, pasi industria ushtarake amerikane është ndër më të zhvilluarat dhe rikthen investimet në ekonomi dhe vende pune. Krisafi shton se SHBA po përdor fuqinë ushtarake edhe si mjet për të forcuar pozitat e saj, ndërsa tonet ndaj disa aleatëve të NATO-s, përfshirë Spanjën, mund të ashpërsohen.



“ Është një kosto shumë e madhe. SHBA ka qindra avionë; municione janë shpenzuar, raketa të mbrojtjes ajrore janë shpenzuar, raketa Patriot më shumë se në 4 vite të Ukrainës. Prisja të ishte shifër më e madhe sepse janë pajisje dhe municione që kushtojnë, por nuk është problematike për SHBA sepse kjo industri është ndër më të zhvilluarat dhe do të prodhohen, sepse janë të ardhura në ekonomi dhe vende pune.

Buxheti është ndër më të mëdhat; është një mënyrë sesi Amerika mban forcën përmes ushtrisë. Mund të mos shpenzohen për rrugë, por për këto industri shpenzojnë për të forcuar pozitat e tyre. Tonet janë të ashpra ndaj vendeve të tjera; SHBA nuk i shohin të gjithë anëtarët e NATO-s si aleatë dhe mund të ketë masa ndaj Spanjës, e cila ka pasur një qasje kundër SHBA.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!