Fatos Lulo, ish -gjyqtari i Kushtetueses, kërkon një seancë dëgjimore me dyer të hapura në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Lulo ka ankimuar vendimin e 23 marsit të KPK, që e shkarkoi nga detyra për mosjustifikim të pasurisë. Ish-gjyqtari i Kushtetueses ka depozituar një kërkesë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që shqyrtimi i ankimit të bëhet në një seancë me dyer të hapura. Burime pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bënë të ditur se në rastet e ankimit nga subjekti i rivlerësimit, ligji nuk përcakton qartë nëse seanca është publike apo jo.
Në ankimin e bërë në Kolegj, Lulo kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rikthimin e tij në detyrë./abcnews.al