Fatmir Xhafaj shfaqet krah Veliajt dhe Bushatit për fushatë në njësinë 10

schedule19:00 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:00 - 12 Shkurt, 2021

Nga Njësia 10 ku ishte bashkë me drejtuesin politik të Tiranës Erion Veliaj dhe Ervin Bushatin, deputeti Fatmir Xhafaj theksoi se në vijim të punës së nisur, një sërë projektesh të tjera do të vazhdojnë implementimin në shërbim të komunitetit të njësisë 10 në Tiranë.

Është një fillim i mirë dhe fillimi i mirë siç e dimë është gjysma e punës. Ndërkohë, gjysma tjetër e punës është shumë më e rëndësishme se sa kjo gjysma që kaloi dhe gjithçka varet nga ju. Që të kesh sukses në fushatë, në një rezultat elektoral ka dy komponentë të rëndësishëm: Së pari është motivimi dhe së dyti organizimi. Ju e keni motivimin dhe kjo është shumë e rëndësishme që të funksionojë gjithë ky organizim të cilin kemi ndërtuar prej muajsh së bashku. E thënë pak më gjerë, që të bësh sukses elektorale në mënyrë që njerëzit të japin zgjedhjet ka të domosdoshme frymën dhe organizimin tonë, frymën e tyre pra dëshirën e tyre për të na votuar dhe sondazhet janë duke treguar se ne këtë frymë, vullnetin e zgjedhësve për të na mbështetur për një mandat tjetër qeverisjeje e kemi“, tha Xhafaj duke shtuar se:

Detyra jonë është të këtë frymë përmes një organizimi të shëndetshëm të mund ta kthejmë në një votë suksesi për një mazhorancë të qëndrueshme. Ajo që ju jeni duke bërë po shkon në këtë drejtim. Në këtë periudhë të mbetur, duhet që që të gjithë të jemi maksimalisht të vëmendshëm dhe të organizuar. Unë besoj fort se ne do ia dalim me sukses edhe për një arsye tjetër që ju kam thënë: Në aq vite sa kam unë që bëj fushatë elektorale, është hera e parë që ne hyjmë me një organizim të tillë, të mbështetur në një njohje shumë të mirë të zgjedhësve, të prirjeve të tyre por edhe interesave përkatëse. Ne kurrë nuk kemi hyrë në një palë zgjedhje ku kemi pasur gati njohje të plotë mbi zgjedhësit. I mbani 999 e famshme, i‘ua kam thënë edhe këto ditë në takime që kemi bërë. Ne vite më parë e kishim gjysmën e listës së zgjedhësve të mbushur me të panjohur të emërtuar me 3 shifra 999, pastaj 99, ndërsa tani dalë-nga-dalë nuk po mbetet as edhe një 9-të dhe kjo është një bazë e mirë për të ndërtuar pikërisht atë që duam të bëjmë, punën me njerezit dhe punën me votuesit tanë. Nga dita e sotme, natyrisht do vazhdojë më intensivisht puna përmes strukturave, si task-forca e menaxherëve ose koordinatorëve elektoralë për vota plus mbi ato që kemi identifikuar si vota socialiste, por vëmendja jonë kryesore siç e kemi thënë gjatë këtyre ditëve do të jetë te votuesit tanë socialist përmes sistemit tonë të patronazhit“, u shpreh Xhafaj./  Abcnews.al