Në Asamblenë e Partisë Republikane, kreu i saj Fatmir Mediu foli për protestën e 27 Janarit, mungesën e ligjshmërisë në vend, sigurinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Partia Republikane mblodhi Asamblenë gjatë të cilës, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu, i thirri republikanët t’i bashkohen protestës së opozitës të paralajmëruar për 27 Janar.
Fatmir Mediu: “Pse duhet të protestojë dhe se duhet të protestojnë shqiptarët. Bile disa me naivitet, disa me djalëzi thonë të mos protestojmë tani, por më vonë se do të na marrë zët Europa si njerëz të bezdisshëm dhe pse pa ligj, pa Kushtetutë pa qytetarë, të cilët largohen çdo ditë nga Shqipëria, me varfëri, me papunësi, me krim dhe korrupsion mjafton të ulim kokën pas Ramës dhe ne mund të bëhemi europianë të denjë, vetëm duke ndenjur urtë. Të tjerë foltarë qeveritarë thonë se edhe pas 4 vitesh “Rilindje” fajin e keni përsëri ju që qeverisët vitet e mëparshme, paçka se ishim në që liberalizuam vizat dhe bëmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian dhe këta e kanë bërë anëtare të miqësisë shqiptaro-serbe të klubit të trafikut rajonal. Paçka se ne ndërtuam infrastrukturën rrugore dhe ata ndërtuan infrastrukturën e drogës dhe të kanabisit. Kjo propagandë bajate është më shumë se e neveritshme pas 27 vitesh pluralizëm ka vetëm një mënyrë që e keqja e “Rilindjes” të triumfojë në Shqipëri. Njerëzit e mirë të këtij kombi të heshtin dhe të largohen nga Shqipëria”.
Ndërtimi i një besimi më të madh mes opozitës dhe qytetarëve, një gërshetim i brezave dhe rikthim i kontribuesve dhe themeluesve të së djathtës, si dhe dhënia e shembullit të historive të suksesit duke qënë krenar për ç’ka është arritur, por duke mësuar nga gabimet ishin këshillat e republikanit Fatmir Mediu. Si i ftuar nderi, por edhe figurë historike e Partisë Demokratike, edhe Besnik Mustafaj foli për riorganizimin e spektrit të djathtë në Shqipëri.
Besniku Mustafaj: “Do ta mbyll këtë fjalë përveç falenderimit edhe me shpresën se do të fillojë realisht në Shqipëri, sipas një pikëpamje moderne do të fillojë një riorganizim i të djathtës në mënyrë që e djathta shqiptare, në të gjithë nuaancat e veta të vitalizohet dhe të ripërtërihet dhe të bëhet e tillë që të mbledhë në gjirin e vet atë pjesë të shoqërisë që ë shtë e djathtë sepse vetëm e djathta mund ta nxjerrë Shqipërinë nga ky kolaps i madh, ku gjendet sot. Unë do të jem në protest, shpresoj se ju do të jeni të shumëfishuar në protestë”./abcnews.al