Fatma tregon me kë nga moderatoret e “Goca dhe Gra” ka marrëdhëniet më të mira: Si më erdhi ftesa për prezantim

schedule11:10 - 20 Shkurt, 2023

schedule 11:10 - 20 Shkurt, 2023

Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu ka folur për eksperiencën e saj në emisionin “Goca dhe Gra”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se si i erdhi ftesa në fillim dhe raportet që ka me Armina Mevlanin, Dalina Buzin, Rita Petron dhe Jerina Lalën.

Fatma ka theksuar se më shumë kimi ka me Dalinën, pasi kjo e fundit e ka ndihmuar në fillimet e karrierës së saj.

Unë ftesën e kam marr nga Ben Blushi. Kur e kam takuar më ka thënë që jemi duke provuar një format të tillë, kemi shumë dëshirë që ti të jesh pjesë e ‘Goca dhe Gra’. Ishte një eksperiment se ishte një lloj testimi. Se na e thanë që kur një format bëhet për herë të parë, patjetër që duhet parë reagimi i publikut, sa i suksesshëm do të jetë. A është bërë mirë, çfarë duhet ndryshuar. Me panelin e parë ne kemi qenë në test të katërta, më pas u pa që po ecte më mirë nga çfarë ishte menduar dhe u vendos që në sezonin e dytë ne të kalonim në Prime Time, nisur nga shikueshmëria dhe klikimet në rrjetet sociale. Edhe në momentin që u vendos që ne të kalonim në Prime Time, u ndërruar pjesa tjetër e panelit. Unë kaq di të them. Mua më është komunikuar që këtë sezon ti do jesh dhe bashkë me ty, do të jetë Armina, Dalina dhe Rita. Më pas u ndërruar dhe Rita dhe erdhi Jeri.

Me Dalinën ka qenë një lloj kimie që e kam pasur që herët. Që kur unë kam pasur emisionin “Kokteil” në Tring dhe unë e kam ftuar. Ajo edhe pse pa fytyrë, kishte shumë sukses, ishin fillimet e Anabelit. Unë e kam pëlqyer sepse puna e saj ngjasonte me frymën time, mendimin tim. Edhe kur e ka pranuar ftesën, kam qene shumë e re si autore dhe si moderatore. Kam qenë jashtëzakonisht e emocionuar. I jam mirënjohese, sepse personazhe që janë të konsoliduar është rrallë të pranojnë ftesën e dikujt në një platform të re asokohe në një emision të vogël dhe të sapolindur”, rrëfeu ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!