“Fat që jam shkodrane”, Justina Aliaj: Dilja rrugës dhe përshëndetesha vetëm me artista, gumëzhinin talentet

schedule11:49 - 2 Maj, 2023

schedule 11:49 - 2 Maj, 2023

Artistja e madhe e skenës, Justina Aliaj ka bërë një rrëfim emocionues në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ajo është bërë nostalgjike dhe është shprehur shumë krenare që ka lindur në qytetin e Shkodrës. Madje, është kthyer pas në kohën kur dilte në rrugët e qytetit dhe haseshe vetëm me artista.

Mendoj që është diçka që fatmirësisht lind, asgjë nuk mund të blehet. E kam fjalën për talentin, lind le të themi ne. Kështu që nuk e di se pse, por Shkodra është padiskutim një djep i artit. Fati i madh që unë jam lindur aty dhe me shumë talente të tjerë. Unë kur dilja rrugës e dija që do të përshendetesha me Prenk Jakovën, ndonëse ai nuk e kishte mendjen shumë se ai kompozonte dhe rrugës. Ndalonte dhe kërkonte dhe letër e laps, shpejt ma jep. I bënte 5 pentagramet dhe e fiksonte atë që kishte brenda vetes. Shkodra ka gumzhitë nga talentet. Me thënë të drejtën, është një krenari legjetimi që unë jam pjesë e kësaj bërthame, e kësaj kryevepre që quhet Shkodër”, u shpreh Justina.

Më tej, ajo tregoi se talentin për muzikë i pari që ia zbuloi ishte Tonin Daija, vëllai i Tish Daijas.

Ka qenë tamam shkollë në Pallatin e Pionerëve, pa e ditur që po bënim shkollë. Ishim çmendurisht të apasionuar pas artit të gjithë që shkonim atje. Ka qene një moment që isha duke bërë teatër, më pëlqente teatri me fëmijë, por do bënim një operetë të Tonin Harapit dhe tani Tonin Daija, vëllai i Tishit dhe thotë: ‘Po kjo është në rregull me teatrin, po a ka me dit me këndu’. Edhe kam bërë provë këngën ‘Bashkojuni o shokë’. Edhe kurrë se harroj, zotni Tonin që u kthye me firzamonikë te shokët e vetë dhe i thoshte ‘Këndoka bukur’. Isha vetëm 7 vjeç”, rrëfeu artistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!