Fangaj gati për Vllazninë, marrëveshja me Elvir Malokun larg

schedule10:39 - 3 Janar, 2021

schedule 10:39 - 3 Janar, 2021

Vllaznia është në kërkim të përforcimeve dhe i pari që do të bashkohet me kuqeblutë është mbrojtësi Abdurrahman Fangaj. Shkodranët, kryesues të kampionatit, prej dy muajsh kishin në gjirin e tyre edhe sulmuesin anësor, Elvir Maloku.

Pas një periudhe 2-mujore ai është larguar të festojë festat në Kroaci pranë familjes dhe abcnews.al mëson se shanset që të rikthehet në Shkodër janë të pakta. Sulmuesi anësor kishte bindur dhe Vllaznia ia ka ofruar një marrëveshje.

Kontrata nuk e ka bindur Malokun dhe për momentin ai është më shumë larg Vllaznisë. Ai po shikon me kujdes oferta që i kanë mbërritur dhe pritet të vendosë së shpejt. Sulmuesi anësor në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Kroacisë, për të zgjedhur më pas Shqipërinë U21.

 

Elvir Maloku

Fillimisht pjesë e Hajduk Split, Maloku pas tre sezonesh zgjodhi të transferohej në Spanjë. Gimanstic Tarragona ishte ekipi i tij në Segunda Division. Vetëm tre ndeshje në gjashtë muaj dhe më pas u huazua në Qipro tek AEK Larnaca dhe më pas te Aluminij në Slloveni.

Me këta të fundit mori minuta dhe vjet provoi një eksperiencë të re në ligën e dytë polake, ku u aktivizua tek Olimpia Grudziądz. 21 ndeshje (15 titullar) dhe një gol ishin bilanci i Malokut, të cilin e kanë propozuar në disa klube të Superiores, në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!