Familjarët e pacientëve të shtruar me koronavirus në spitalin Infektiv të Prishtinës po blejnë ilaçe dhe gjilpëra për të afërmit e tyre.
Ata thonë se spitali nuk ka medikamentet që rekomandohen për trajtimin e të sëmurëve.
Por drama familjare nuk mbaron këtu. Ata janë të detyruar të takohen me familjarët e tyre, përpos rrezikut të infektimit me koronavirus, qoftë përmes ballkonit, apo edhe duke kaluar para syve të policisë drejt ambienteve ku çdo ditë luftohet për jetën.
“I blen ilaçe, rroba dhe ushqime burrit të sëmurë me Covid -19 dhe ia dërgon te Ballkoni i spitalit
Është dashur t’i blejë gjilpëra dhe ilaçe. Problem është por po ia dalim. Duhet me i shërbyer se nuk ka kush t’i shërbejë”, thotë një familjare./abcnews.al


