Ky është nipi i Olliver Ivanoviç. Aleksandër bashkë me familjen janë nisur për tu bashkuar me një marsh, në ndërim të xhaxhait të tij të ndjerë.
Këtë marsh-protestë e drejtojnë ata që bëjnë protesta kundër pushtetit. Familja e Ivanoviç nuk komenton qëndrimet e individëve, as në Kosovë, e as në Serbi.
Në emër të tyre Alleksandar flet duke treguar se si ndjehet familja, një pjesë e ndarë në ngjarjet ku merr pjesë pushteti, një në ato qytetare.
“Është një periudhë e vështirë për ne, dy vjet dhe hetimet ende qëndrojnë në një vend. Kemi parë vetëm një betejë në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina tenton të tregoj që vrasja është kryer nga serbët, Beogradi të tregoj që Oliver u vra nga shqiptarët. Kjo është vetëm hedhje e përgjegjësisë. Ajo që familjes nuk i intereson, është se çfarë feje apo ngjyre ka ky person, por të dalë para drejtësisë. Më e rëndësishme se kjo, është se kush ka dhënë urdhër, dhe për interesa të kujt është vrarë”, thotë Aleksandër Ivanoviç.
Në këtë marsh kanë marrë pjesë edhe djemtë e politikanit të ndjerë. Alleksandar thotë se Olliver nuk ka patur armiq në jetë, por është vrarë për shkak të qëndrimeve të tij. Zbardhja e rastit është e rëndësishme edhe për shqiptarët dhe për serbët.
“Oliver nuk ka qenë agresiv. Në paqe dhe mënyrë civilizuese, ka dhënë qëndrimet e tij, dhe për këtë është vrarë. Është me rëndësi që të gjendet kush e ka bërë, dhe ky mund të jetë një hap drejt paqes në Kosovë, pasi prej 20 vjetësh kjo nuk po ndodh”.
Një vrasje që megjithatë nuk mendohej se ishte me motive etnike. Ishte krijuar ideja që ky rast do të zgjidhej shumë më shpejt. Por, tani kanë kaluar dy vite dhe për motivet familja nuk ka dyshim.
“Kjo është një vrasje absolutisht politike pasi ai është marrë vetëm me politikë. Olliver është vrarë për shkak të fjalëve të tij, qëndrimeve politike të cilat i ka mbrojtur. Ka qenë nën presion pasi ia kanë djegur zyrën, makinën, i janë futur në shtëpi. Por, besoj se me kohë kanë kuptuar që nuk mund të blihet, të frikësohet dhe që nuk e ulë kokën para kërcënimeve, dhe dhunës, dhe dikush ka vendosur ta bëjë të hesht me plumb”, thotë Ivanoviç.
Vëllai i Ivanviç dhe familjarët e tjerë ndjehen emotiv dhe thonë se e kanë të vështirë të flasin për vrasjen dhe për ngjarjet që e pasuan atë. Por, kanë dalë edhe një herë për të kërkuar drejtësi, pasi përgjigjet politike nuk kanë dhënë fakte për ndriçimin e vrasjes.
Qindra njerëz janë bashkuar në rrugën drejt tempullit të krishterë në kryeqytetin serb, dhe thonë se nuk do të ndalen duke kërkuar ata që qëlluan mbi Ivanovic, dhe ata që dhanë idenë për atentat./abcnews.al