Familjarët e gylenistëve të deportuar nga Kosova kërkojnë azil në Gjermani

schedule11:51 - 8 Qershor, 2018

schedule 11:51 - 8 Qershor, 2018

Familjarët e Mustafa Erdemit, një nga shtetasit turq të ekstraduar në Turqi nga autoritetet Kosovare, janë larguar nga Kosova dhe kanë kërkuar azil në Gjermani. Por ambasada gjermane në Kosovë nuk ka pranuar të mohojë apo pohojë këtë informacion.

Mediat kosovare raportojnë se bashkëshortja dhe dy djemtë e Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, i arrestuar dhe i dëbuar muaj më parë për në Turqi, janë larguar nga Kosova dhe kanë kërkuar azil në Gjermani.

Largimin e tyre nga vendi e ka konfirmuar koordinatori i Kolegjit, si dhe avokati mbrojtës. Ambasada Gjermane nga ana e saj deklaroi se nuk mund t’i konfirmojë këto informacione.

Arrestimi dhe dëbimi për në Turqi i Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, ka bërë që familjarët e tyre të mos ndihen të sigurt në Kosovë pavarësisht premtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj se qeveria të cilën ai e drejton do të kujdeset për ta. Pikërisht për shkak të frikës se mund të ekstradohen për në Turqi në të njëjtën mënyrë si kryefamiljari i tyre, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij janë larguar nga Kosova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!