Familjarët e fansat do të festojnë 60-vjetorin e lindjes së Majkell Xhekson

schedule16:35 - 29 Gusht, 2018

schedule 16:35 - 29 Gusht, 2018

Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara do të festohet datëlindja e 60 e Majkëll Xhekson. Pavarësisht se ai ndërroi jetë rreth 10 vite më parë, familjarët dhe fansa të shumtë do të celebrojnë sukseset e tij.

Këtë fundgusht Majkëll Xhekson do të festonte 60 vjetorin e lindjes, nëse rreth 10 vjet më parë nuk do të ishte gjetur i pajetë në vilën e tij si pasojë e një ataku kardiak të shkaktuar nga ilaçet që duhej ta ndihmonin për të fjetur për një natë, por jo për ta vënë në gjumin e përjetshëm. Pas një karriere të pabesueshme që e ktheu Xheksonin në një yll absolut të muzikës botërore, ai u shua në Los Anxhelos. Por në nderim të 60 vjetorit të tij, me dhjetra celebrime do të mbahen në nder të tij, mes të cilëve dhe një festë e madhe në Las Vegas, ku familja ka ftuar të gjithë fansat e Xheksonit në të gjithë botën që festojnë Ditëlindjen e diamantë të Majkellit.

Festimet do të nisin me performacën e jashtëzakonshme të trupës së Cirkut të Diellit, e cila do të interpretojë një reportor të veçantë me numra kushtuar Xheksonit të cilat do të kenë në sfond këngët më të famshme të popstarit, mes të cilave “Thriller”, “Bad”, “Billie Jean”, “Smooth Criminal”, “Beat It”. Në Las Vegas do të jenë dhe bijtë e Majkëllit: Paris e Prince si dhe vëllezërit Jackie, Marlon e Tito.

Për ata që nuk do të jenë në Las Vegas, kujtimi i Xheksonit do të jetë i gjallë nën iniciativën e quajtur “blej përsëri Triller”, referuar njërit prej hiteve më të njohura të popstarit. Pas fushatës së koleksionit të hiteve më të mëdha të viteve 1971-1975 të grupit Eagles, të cilat janë bërë në absolut disku më i shitur në SHBA, duke kaluar dhe primatin ikonik të albumit të Xheksonit të dalë në vitin 1982 dhe të shitur në mbi 110 milion kopje, fansat kanë hedhur të njëjtën ide edhe për rikthimin në garën e shitjeve më të mëdha historike të hiteve të Majkëll Xheksonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!