Familjarët e emigrantit të vdekur në Greqi: Djali i pafajshëm

schedule16:23 - 21 Shkurt, 2019

schedule 16:23 - 21 Shkurt, 2019

Familjarët e Mirash Lulit për të cilin u thanë se e vrau i biri në Greqi tregojnë version e vertetë të ngjarjes. Njeriu i tyre ka vdekur nga zemra dhe gjykata greke nxori të pafajshëm të birin 20 vjeçar.

48-vjeçari nga Lezha që u gjet i vdekur 3 ditë më parë në Agios Athanasios të Greqisë ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e viktimës ka faktuar se vdekja e Mirash Lulit ishte aksidentale duke çliruar në këtë mënyrë nga akuzat të birin 20 vjeçar, i cili ishte ndaluar si i dyshuar për vrasje.

Gjykata e Selanikut e ka shpallur të pafajshem duke e liruar në sallën e gjyqit. Trupi i pa jetë ka mbërritur të mërkurën në familjen Luli në Tale të Lezhës e cila ka hapur dyert e mortit.

Por ata janë të indinjuar mbi akuzat e hedhura kryesisht nga media duke e rënduar akoma më shumë pikëllimin e tyre. Vëllai i viktimës Agustin Luli ka folur për mediat duke kërkuar prej tyre që t’i lënë të qetë pas vuajtjes që u kanë shkaktuar.

Viktima, Mirash Luli, u gjet i pajetë, të henën  në një fshat të Selanikut në Greqi dhe policia ndaloi për këtë ngjarje të birin 20 -vjeçar. Por të murkurën ai u la i lirë , pas hetimeve të kryera nga prokurorët dhe policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!