Familjarët e Dj Avicii “rrëfejnë” se mund të jetë vetëvrarë

schedule12:06 - 27 Prill, 2018

schedule 12:06 - 27 Prill, 2018

DJ Avicii, mund të ketë kryer vetëvrasje pasi nuk mund të duronte më gjendjen e vështirë shëndetësore. Kështu lanë të nënkuptohej me anë të një deklarate për mediat familjarët e tij. Gjithësesi policia ende nuk ka publikuar një raport zyrtar për shkaqet e vdekjes së 28 vjeçarit.

Familja e Avicii, yllit të muzikës elektronike botërore, që ndërroi jetë në moshën 28 vjecare në 20 prill, me anë të një deklarate për media ka lënë të kuptohet se DJ mund të jetë vetëvrarë. Edhe pse policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për shkaqet e vdekjes, fjalët e përdorura nga familjarët e tij bëjnë shumë të mundshme pistën e etëvrasjes. Në deklaratë shkruhej se Tim – emri i vërtetë i artistit – nuk mund të duronte dot më. Dëshironte të gjente paqen dhe punonte me ritme që e çuan në nivele të një stresi ekstrem

Burime të departamentit të policisë në Oman, ku dhe ndërroi jetë artisti, kanë përjashtuar pistën kriminele, por hetuesit po hartojnë një raport të ri, sidomos pas fjalëve të familjarëve të tij.

Dyshohet se shkak i një  gjesti të tillë ekstrem mund të ketë qenë gjendja e tij e rëndë shëndetësore, e cila zgjaste prej një kohe të gjatë. Në deklaratën e tyre familjarët falenderojnë personat që i kanë mbështetur në këto ditë të vështira, si dhe theksojnë se Tim me muzikën e tij do të jetë i paharruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!