Një tjetër trup i pajetë është identifikuar nën rrënoja në Durrës, ndërsa policia po kërkon për 3 persona, anëtarë të dy familjeve të ndryshme. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se policia dyshon se janë 3 persona, duke iu referuar dëshmive të familjarëve. Policia ka lokalizuar njërin prej tyre. Ata kanë marrë një barrelë dhe po tentojnë ta nxjerrin nga gërmadhat.
Situata në Durrës është dramatike. Grupet e ushtrisë kanë hapur një tunel për të nxjerrë trupin e lokalizuar nga policia.
Ka familjarë që rrëmojnë me duar në gërmadha dhe mundohen të gjejnë dokumente që për ta janë të rëndësishme. Të tjerë presin me ankth dhe shpresë se mos ndonjë familjar i tyre ka mbijetuar. Mendohet se mund të jenë dy persona të tjetë nën rrënoja, por kjo ende nuk ëhstë identifikuar.
Ka shumë familjarë që presin më ankth konfirmimin për të afërmit e tyre. Mediat po tentohet të mbahen larg zonës, ndryshe nga një ditë më parë. Zona është bllokuar nuk lejohet qarkullim i lirshëm i qytetarëve. /abcnews.al