Efekti i vetëm pozitiv që shënoi pandemia, ishte qëndrimi më gjatë me familjen. Skulptori Vladimir Llakaj shfrytëzoi periudhën e karantinës që të gdhendte portretin e familjes në skulptur.
Esenca e gjithë ekspozitës është ky kompozim thekson skulptori.
Në tre dhomat e galerisë Fab, prezantohen portrete të fëmijëve, ai së bashku me bashkëshorten në ditën e dasmës, gruaja në pritje të ëmbël, si dhe portreti i vajzës dhe djalit të cilët janë sa mendueshëm, po aq mbuluar me një tis pafajësie.
Ekspozita përpiqet të përcjell mesazhin se koha është gjëja më e shtrenjtë, e cila nuk duhet kaluar në një kaos ku ndjenja nuk ka bosht dhe kuptim. /abcnews.al/