Familja e Esat Hidralit nga Thumana po jeton në një çadër pas tërmetit pasi banesa e tyre është dëmtuar. Kryefamiljari është invalid dhe e ka të vështirë të lëvizë për të kërkuar ekspertë që të inspektojnë banesën e tij. Ai bën thirrje që autoritetet të veprojnë sa më parë, pasi nuk mund të jetojnë më në këto ditë të ftohta në çadër.
Prej ditësh e vetmja pasuri që ka ky invalid dhe familja e tij është kjo çadër. Që duket qartë që jetesa në të është shumë e vështirë.
Banesa e Esat Hidraliu, është dëmtuar nga tërmeti. Ai së bashku me bashkëshorten Drita dhe 4 fëmijët kërkojnë vëmendjen e autoriteteve pasi në banesën ku ata jetonin nuk është bërë asnjë verifikm nëse është e banueshme apo jo.
Qëndrimi në çadër në këto ditë të ftohta është bërë i papërballueshëm jo vetëm për këtë familje por dhe për dhjetra të tjera./abcnews.al