Familja Hasa në Durrës braktis shtëpinë pas dëmeve të tërmetit, pallati 9 katësh rrezikon shembjen

schedule13:29 - 28 Nëntor, 2019

schedule 13:29 - 28 Nëntor, 2019

Me dhimbje  familja Hasa në Durrës lënë shtëpinë, pasi  pallati ku ata banonin prej 6 vitesh rrezikon shëmbjen. Ata kanë mbledhur disa veshje dhe orendi qe kane mundur t’i shpëtojnë dëmeve të tërmetit.

E zonja e shtëpisë së bashku me grupin e “Abc news” hyjnë për pak minuta në katin e 6 të apartamentit, ku gjithçka është shkatërruar. Kjo familje prej 4 anëtarësh, ka mbledhur plaçkat për tu larguar nga zona e rrezikut, edhe pse shiritat ende nuk janë vendosur nga policia .

Pallati i tyre ndodhet në  zonën  e plazhit në Durrës, afër  rrënojave të Mira Marës, ku humbën jetën disa qytetarë. Tërmetin e asaj nate e  kanë të vështirë ta harrojnë.

Gjithçka në hyrjen e apartamenti është shkatërruar, edhe pse ka frikë së bashku me ekipin e xhirimit futen në banesën e saj. Teksa ngjisin shkallët takon edhe disa banorë të cilët hezitojnë të largohen, por nga ana tjetër nuk kursejnë batutat për shtetin. Muret janë ëarë, pajisjet janë shkatërruar. Ky është mundi i një jetë , i cili sipas zonjës së shtëpisë , i ka shkuar dëm. Me shpresën në zot familja Hasa, largohen nga banesa ku  jetonin prej 6 vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!