Media britanike, Sunday Times raporton se princi Charles, mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar një donacion prej prej 1 milion £ nga familja e Osama Bin Ladenit.
Princi Charles pranoi paratë nga dy gjysmëvëllezërit e Osama Bin Ladenit në vitin 2013, dy vjet pasi lideri i Al-Kaedës u vra, shton ai.
Sipas raportit princi Charles pati një takim privat me 76-vjeçarin Bakr në Londër më 30 tetor 2013, dy vjet pasi Osama bin Laden u qëllua për vdekje nga forcat amerikane në një kompleks ndërtesash, afër Islamabadit, shkruan BBC.
Trashëgimtari i fronit i mori paratë pavarësisht kundërshtimeve nga këshilltarët në Clarence House dhe PwCF, raporton Sunday Times, duke cituar burime të shumta.
Megjithatë, Sir Ian Cheshire, kryetar i PECF, i tha gazetës se dhurimi i vitit 2013 ishte rënë dakord “e konsideruar me kujdes” nga pesë administruesit në atë kohë.
“U krye kujdesi i duhur, me informacion të kërkuar nga një gamë e gjerë burimesh, duke përfshirë qeverinë,” shtoi Sir Ian.
PWCF jep grante për organizatat jofitimprurëse të regjistruara në MB për të ofruar projekte në MB, Commonwealth dhe jashtë saj./abcnews.al/