Falimentimi zgjidhja e Vllaznisë, debate në Këshillin Bashkiak

schedule09:26 - 26 Nëntor, 2019

schedule 09:26 - 26 Nëntor, 2019

Vllaznia në kaos. Klubi shkodran, sikurse dihet, ka një borxh të madh dhe kryesisht ndaj Tatimeve. Momentalisht ka një marrëveshje për shlyerjen e tij, por mungesa e hyrjeve të të ardhurave në klub e bën situatën të pashpresë, aq sa kërkohet edhe falimentimi.

Borxhi shkon në rreth 1.5 miliardë lekë, ndërkohë që ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak ka pasur debate të shumta në lidhje me këtë situatë. Sikurse raportojnë televizionet lokale në Shkodër, është kërkuar që të hetohet në lidhje me bilancet e viteve të mëparshme, nga viti 2017.

“Diskutimet ishin të ashpra, kryesisht prej anëtarit të asamblesë Arbis Vjerdha, por edhe të tjerë, si Jona Leqejza apo Lush Marku. Shqetësuese u cilësua mungesa e bordit mbikëqyrës dhe keqmenaxhimi në parim i Vllaznia sh.a, borxhi i së cilës zyrtarisht ka kaluar 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetër (pjesa më e madhe detyrime ndaj shtetit, sigurime shoqërore dhe tatime mbi pagën e lojtarëve).

Duke parë borxhin që sa vjen e thellohet, asambleja ka kërkuar një hetim për vitet 2017, 2018 dhe 2019, si dhe të riorganizohet komplet klubi, që nënkupton shpalljen e falimentit dhe ringritjen nga e para. Dhe nëse ndodh  kjo, do ta çonte Vllazninë në Kategorinë e Tretë dhe ky është një ngërç që nuk ka një zgjidhje tjetër sipas asamblesë”, shkruan “Panorama Sport në numrin e sotëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!