“Faleminderit”, tifozët italianë për Abc: Shqipëria vend i mrekullueshëm

schedule23:56 - 25 Maj, 2022

schedule 23:56 - 25 Maj, 2022

Ndryshe nga një ditë më parë, situata ditën e mërkurë ka qenë mjaft e qetë. Tifozët e Feyenooord edhe pse të zhgënjyer nga humbja e skuadrës së tyre përballë Romës, janë larguar të qetë nga stadiumi “Air Albania”.

Gazetari Ermal Vija në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Abc, ka theksuar se tifozët holandezë menjëherë pas daljes nga stadiumi janë nisur në drejtim të autobusëve të tyre, për tu larguar nga vendi ynë.

Gazetarët e Abc kanë ndjekur hap pas hapi gjatë gjithë ditës së mërkurë situatën në të gjithë Tiranën ku ishin të vendosur tifozët e të dyja skuadrave.

Ndërkohë që gjatë raportimit LIVE të gazetarit Juxhin Mustafaraj, një nga tifozët italianë është ndalur dhe ka folur për Abc, ku nuk kanë munguar vlerësimet për Shqipërinë dhe mikpritjen e shqiptarëve.

Kujtojmë që finalja e Conference League përfundoi 1-0 për skuadrën e Romës.

/Abcnews.al/