“Faleminderit Lindita”/ Dorëheqja e kryeparlamentares, Rama: Bëri më të mirën e saj, pati 3 vite jo të lehta

schedule13:00 - 28 Korrik, 2024

schedule 13:00 - 28 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Lindita Nikollën, e cila në seancën e fundit plenare për këtë sesion, njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeparlamentares.

Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se Nikolla bëri më të mirën e saj.

Kreu i qeverisë shtoi se Nikolla pati 3 vite jo të lehta si kryeparlamentare.

“Dua të ndalem për të përshëndetur dhe falenderuar edhe në emrin tuaj, Lindita Nikollën. Shërbeu si kryetare e kuvendit në 3 vjet jo të lehta të jetës parlamentare, bëri më të mirën e saj” theksoi Rama ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!