Fajin e ka Jonida Vokshi? Klodiana Shala rrëfen arsyen, apelon për format pas lindjes

schedule18:36 - 24 Shtator, 2020

schedule 18:36 - 24 Shtator, 2020

A mund të arrihen format fizike perfekte një javë pasi një grua ka lindur? Ishte kjo një pyetje që shkaktoi debat në studion ABC e Pasdite me Ermal Peçi, ku e pranishme ishte edhe atletja Klodiana Shala.

Kjo e fundit, njëherësh edhe instruktore palestre u shpreh se nuk mund të arrihen format perfekte një javë pas lindjes, e sidomos kur lindja është bërë me operacion.

Por, në shpjegim e sipër e me humor tha se “fajin e ka Jonida”!

“Po tani çfarë s’të bën Instagrami. Kush është bërë mami të jetojë sa më mirë me bebin ditët e para. Unë jap shpesh këshilla në Instagram… ajo Jonida Vokshi i cmendi të gjithë “si i iku barku”. Por dua t’ju them se ato që e kanë bërë lindjen pa operacion në pjesën e barkut duhet të veshin korse, ndërsa pas javës së parë ato duhet të fillojnë disa ushtrime të barkut që të mos i ngeli pjesa e poshtme e tij”.

Si janë raportet e saj me mikeshat VIP? A I ndjek këshillet e Klodit, Marina Vjollca? Ndiqni për më shumë intervistën në Youtube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!