Faik Hoti: Kemi mobilizim solid të burimeve njerëzore dhe financiare

schedule20:20 - 15 Prill, 2020

schedule 20:20 - 15 Prill, 2020

Kosova ka shënuar rritje të numrit të personave të infektuar ndërkohë që 7 komuna janë vënë në karantinë. Faik Hoti, drejtor i Informimit dhe Specialist i Shëndetit Publik në ministrinë e Shëndetsisë, Kosovë, thotë se institucionet po bëjnë atë që është në kompetencat e tyre.

“Është vërejtur një mobilizim solid i resurseve financiare, profesionale, një disiplinë e nivelit të lartë e treguar nga qytetarët në mënyrë që të jenë të gatshëm për të zbatuar secilën masë që ka ndërmarrë qeveria e vendit, dhe mbi të gjitha ka qenë një koordinim solid i të gjitha strukturave që kanë qenë të përfshira në zbatimin e këtij plani të reagimit dhe në menaxhimin e situatës. Institucionet po bëjnë atë që është brenda kompetencave të tyre”, shprehet Hoti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!