Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Fahrije Hoti në listën e Osmanit për zgjedhje/ “Do të jetë deputete pas 7 qershorit”

schedule17:30 - 4 Maj, 2026

schedule 17:30 - 4 Maj, 2026

Të gjithë po bëhen gati për zgjedhje.

Edhe pse për votimet e 7 qershorit, zgjedhjet e treta të përgjithshme në Kosovë brenda 16 muajsh, KQZ ka lënë në dispozicion 10 ditët e fundit për fushatë zgjedhore, ajo ka nisur tashmë.

Ajo e ka konfirmuar se e mbijetuara e luftës së fundit në Kosovë, sipërmarrësja Fahrije Hoti ka nisur një rrugëtim të ri në politikë.



“Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani e ka lidhur kandiaturën e Hotit me atë të një heroine të gjallë, dhe figurën e një gruaje që ringrihet çdo ditë, duke kujtuar përballjen e saj me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në Parlamentin Europian.

Fahrije Hoti humbi bashkëshortin gjatë maskarës serbe në Krushë, por nuk u dorëzua përballë vështirësive ekonomike duke u angazhuar së bashku me gratë e zonës në një sipërmarrje lokale.

Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve nisi të premten e 1 majit për tu mbyllur me datë 7, ndërsa certifikimin e tyre KQZ do ta bëj me 10 maj.

Për këto zgjedhje, buxheti në total është 10.8 milionë euro, ndërsa duket se dy protagonistët kryesorë në këtë garë janë Albin Kurti dhe ish presidentja Vjosa Osmani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!