Facebook përpiqet ti ngjajë edhe më shumë Instagramit, ky është ndryshimi që pritet të ndodhë

schedule04:37 - 24 Korrik, 2020

schedule 04:37 - 24 Korrik, 2020

Shkrirja e Facebook dhe Instagram afrohet ndonjë hap më shumë me eksperimentet më të fundit në rrjetin social origjinal.

Facebook po teston nëpërmjet disa faqeve të zgjedhura, opsione të reja. Ndër to është edhe paraqitja e faqeve publike e cila vë më shumë theksin tek emri i faqes, përshkrimi dhe numri i ndjekësve. Duke u përpjekur ta bëjnë të duket më shumë si një profil rrjeti social sesa një website.

Design-i i ri as që do t’ia dijë më për butonin Like apo numrin e tyre, kjo vjen krejt natyrshëm pasi vetëm ata që bëjnë follow, u mbërrijnë materialet në feed, për rrjedhojë ajo është vlera e vërtetë e faqes.

Përveç planifikimit të ri Facebook do të sjellë strumente të reja për menaxhimin e llogarisë. Do të jetë më e thjeshtë për të kaluar nga profili personal tek faqja publike, dhe do të jetë më e thjeshtë të menaxhohet leja për administratorë.

Forma e re do të fillojë të duket më shumë në ditët në vijim por përderisa është thjesht një eksperiment mundet që edhe të mos e shohim kurrë në treg.