Facebook nuk censuron ata që mohojnë Holokaustin

schedule13:50 - 19 Korrik, 2018

schedule 13:50 - 19 Korrik, 2018

Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social Facebook u shpreh se nuk do të censurohen personat që mohojnë Holokaustin dhe pse ai personalisht e cilëson ofendues si veprim. Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e komunitetit hebre.

Mohimi i Holokaustit është shumë ofendues, por ata që e bëjnë mund të qëndrojnë në Facebook dhe postimet e tyre nuk do të censurohen. Deklarata u bë nga administratori i rrjetit social, Mark Zuckerberg, në një intervistë për “Recode” duke shtuar se përdoruesit e Facebook kanë të drejtë të gabojnë. Fjalë që provokuan reagime të ashpra të komunitetit hebre, sipas të cilit, Facebook ka për detyrë morale dhe etike që të mos lejojë shpërndarjen e ideve mbi mohimin e Holokaustit në platformën e tij

Gjatë intervistës Zuckerberg shpjegoi se Facebook heq postime vetëm nëse këto shkaktojnë dëme reale, fizike ose sulme ndaj individëve të tjerë. Cdo gjë tjetër, përfshirë dhe mohimin e holokaustit, nuk do të censurohet. Pas reagimeve dhe polemikave të shumta, numri një i rrjetit social reagoi duke thënë se sipas tij mohimi i holokaustit është shumë ofendues, dhe se gjatë intervistës së tij, ai nuk donte të mbronte personat që e mohojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!