Reagime për listat/ Sula: S’mund të lejoja të “përdhunohesha” në PD. Tabaku: Çdo betejë e kam fituar me punë

schedule10:40 - 13 Mars, 2025

schedule 10:40 - 13 Mars, 2025

Socialistet kanë zgjedhur të shkojnë drejt 11 majit me nje ekip tërësisht të rinovuar, ndërsa Sali Berisha projekton një listë deputetësh, që të përballojë humbjen dhe jo për fitoren e zgjedhjeve.

E lidhur me listat, ka pasur reagime nga deputetë, disa të hatërmbetur, e disa janë treguar më të rezervuar.

“Ka pasur disa reagime. Nga PD ka më tepër hatërmbetje. Dash Sula tha se nuk ka asgjë personale me Sali Berishën. Dhurata Çupi, tha se nuk ishte e zhgënjyer nga vendimi, ajo ka besimin se me votat e saj do fitojë mandatin. Ka një reagim nga Jorida Tabaku, ajo thekson se në PD asgjë nuk i është falur. Edhe Tabaku ka pasur një reagim i kujdesshëm. Socialistët kanë qenë mjaft të kujdesshëm”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Andon Kello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!