Facebook do të bëjë publike të gjitha faqet e lajmeve të rreme

schedule15:35 - 23 Nëntor, 2017

schedule 15:35 - 23 Nëntor, 2017

Facebook do të bëjë publike të gjitha faqet e lajmeve të rreme qe janë përdorur nga rusët për të ndikuar zgjedhjet presidenciale amerikane. Përdoruesit e rrjetit social do të mësojnë në këtë mënyrë, nëse kanë pëlqyer e kanë informuar përmes faqeve të tilla.

Rrjeti social “Facebook” ka planifikuar të bëjë publike të gjitha ato adresa dhe faqe lajmesh të rreme që lidhen me ndërhyrjen Ruse në zgjedhjet amerikane. Çdo qytetar që ka pëlqyer këto faqe do të informohet mbi këto veprimtari. Zyrtarë të kompanisë kanë deklaruar se 126 milionë amerikanë kanë rënë në kontakt me lajme të tilla këto dy vitet e fundit.
Ky do të jetë një mjet efektiv që qytetarët të shohin atë që kanë ndjekur ose pëlqyer, që tashmë është fshirë nga një Agjenci Kërkimi Interneti me bazë në Rusi.
Facebook, tha se është e rëndësishme për njerëzit të kuptojnë rolin e aktorëve të jashtmë për të përçarë publikun duke përdorur rrjetin social përpara dhe pas 2016-s. Prandaj, programi që do fillojë në dhjetor do të jetë një mjet efektiv kundër këtij disinformimi të publik.
Agjencia e Kërkimit në Internet me bazë në Rusi, ishte pas qindra adresave në Facebook, Tuiter dhe Instagram që publikonin mesazhe politike. Shumica e faqeve ishin ndërtuar në mënyrë që të krijonin bindjen se ishin bërë nga qytatarë amerikanë.
Rrjeti social ka marrë shumë kritika për vonesën e adresimit të problemit në lidhje me lajmet e rreme dhe propagandën në Facebook. Ndërkohë Rusia nga ana tjetër i ka mohuar gjithmonë akuzat për influencim në zgjedhjet presidenciale ku Trump mposhti Klinton./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!