Evropiani i rekordeve, qendërmbrojtësi turk shkruan historinë ndaj Austrisë

schedule21:58 - 2 Korrik, 2024

schedule 21:58 - 2 Korrik, 2024

Që prej orës 21:00, Turqia po ndeshet me “Aristokratët” e Austrisë, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, nga ku që në sekondat e para të sfidës kanë arritur të gjejnë avantazhin dhe deri më tani janë me “një këmbë”, në fazën çerekfinale, të Kampionatit Evropian, të futbollit, Euro 2024, ku përballë do të kenë edhe “Tulipanët” e Holandës.

Djemtë e teknikut, Vincenzo Montella përfituan nga një rrëmujë në zonën e Austrisë me qendërmbrojtësin, Medih Demiral, i cili u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, për të dërguar topin në rrjetë, pas vetëm 57 sekondash lojë, duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e fazës me eleminim direkt, të Euro 2024.

Ndërkaq, kujtojmë se përveç golit më të shpejtë në fazën “play off”, të një Kampionati Evropian, Turqia mban rekordin edhe për golin më të shpejtë, të në fazën me një eleminim direkt të një Kupe Bote, me legjendën turke, Hakan Sukur, i cili shënoi vetëm pas 11 sekondash lojë, në përballjet për vendin e tretë të botës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!