Autoritetet shëndetësore e kanë vlerësuar shqetësuese rritjen e valës së infeksioneve nga COVID-19 .
Tashmë “lufta” e Evropës për të parandaluar një valë të dytë të koronavirusit është në një moment kritik, ndërkohë qeverive u kërkohet të marrin masa kufizuese.
Javën e kaluar Evropa tejkaloi SHBA-në për numrin ditor të rasteve për herë të parë që nga pranvera, kur shpërthimi i rasteve kishte çuar në një bllokim total.
Sipas të dhënave të analizuara nga Wall Street Jornual, 27 vendet e BE-së dhe Britania regjistruan mesatarisht 78,000 raste në ditë.
Gjatë së njëjtës periudhë Shtetet e Bashkuara kishin një mesatare prej 49,000 raste të konfirmua në 24 orë.
Disa muaj pasi izolimi, bllokoi aktivitetin ekonomik, qeveritë evropiane po rivendosin masa kufizuese, ndërsa spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv janë në vëzhgim për parandalimin e çdo lloj situate serioze.
Mjekët, ekspertët e kujdesit shëndetësor po përpiqen të shmangin një karantinë të përgjithshme, pasi kjo do ta shtynte ekonominë në një recesion të ri dhe shumë të vështirë.
Sipas WSJ, pamja në Evropë sot të kujton situatën në SHBA në fund të muajit qershor dhe në fillim të muajit Korriku, kur rastet ishin të larta duke filluar nga Florida në Californi.
Sidoqoftë duhet të theksohet se numri i viktimave mbetet më i ulët se në pranverë, pasi në valën e dytë të pandemisë përhapja e virusit është më e madhe tek të rinjtë, ndërsa të moshuarit janë treguar disi më të kujdesshëm në mbajtjen e distancës dhe masave të tjera mbrojtëse.
/abcnews.al/