Evald Serreqi, kandidat i koalicionit “Djathtas për Zhvillim” në Elbasan i ftuar në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla në ABC News, tha se nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë padyshim që do të votonte për koalicionin “Djathtas për Zhvillim”. Për këtë ai renditi tre arsye ku tha se kanë bërë kërkesa zyrtare për bashkëpunim dhe se kreu i LZHK-së është i vetmi politikan që deri më tani nuk është përfshirë në korrupsion.
Evald Serreqi u tregua skeptik dhe sa i takon gatishmërisë që kanë partitë e reja për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën.
“Nëse do të isha thjesht votues dhe jo garues në këto zgjedhje në dijeninë time unë di që Lëvizja Djathtas për Zhvillim është i vetmi koalicion i cili në mënyrë të dokumentuar u ka bërë një shkresë zyrtare të gjitha subjekteve politike për t’u bashkuar dhe për krijuar një koalicion më të gjerë.
E dyta ka një drejtues dhe një përfaqësues të koalicionit që më së paku identifikohet dhe është rasti unik dhe në skenë politike që nuk është përfshirë në korrupsion, por përkundrazi reflekton qartazi një raport ndershmërie, sinqeriteti dhe serioziteti të politikëbërësit në Shqipëri, zoti Dashamir Shehi. E treta unë gjykoj që të gjitha subjekte të reja politike ato që guxuan të dilnin jashtë PD dhe PS, duhet të gjykohen për gatishmërinë e tyre për të punuar në grup”, tha Evald Serreqi./abcnews.al