Evakuuohen tre familje në Shushicë të Vlorës

schedule18:45 - 30 Nëntor, 2017

schedule 18:45 - 30 Nëntor, 2017

Tre familje të njësisë administrative Shushicë në Vlorë janë evakuuar pasi rrezikon të dale nga shtrati lumi Vjosë. Për shkak të kushteve të rënduara të motit dhe erës në zonën e Orikumit që prej mbrëmjes së kaluar nuk furnizohen me energji elektrike Orikumi, Tragfjasi dhe Radhima. Kjo situatë ndikon edhe në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në këto zona. Ndërkohë që punonjës të kanalizimeve në Vlorë janë angazhuar me pastrimin e kanaleve, të cilat mund të sjellin përmbytje nga bllokimi i tyre. Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, i ka bërë thirrje të gjithë banorëve që ndodhen pranë lumit Vjosë, të evakuuohen dhe të largojnë bagëtitë prej aty./abcnews.al

 

https://youtu.be/J2TtZFIA4k0