Eurot në “Toyota”, Balla publikon foton: Basha sëbashku me vëllain e të akuzuarve

schedule13:52 - 28 Qershor, 2018

schedule 13:52 - 28 Qershor, 2018

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka publikuar nga foltorja e parlamentit atë që quan provë të pakundërshtueshme të implikimit të kryedemokratit Basha në aferën e denoncuar nga vetë ai, automjetet Toyota Yaris të kapura në portin e Durrësit me 3.4 milionë euro.

Kishte paralajmëruar publikimin e saj dy ditë më parë…

Taulant Balla: “Mos ik Lulzim, mos u fshi se sot ke një provë të rëndë që të përfshin në historinë e parave. Të kam kallëzuar penalisht. Ja ku e ke Lulzim, ja ku je Lulzim sëbashku me vëllain e personave në kërkim për drogë, për paratë. Ja ku je me vëllain e dy personave me iniciale E.V. dhe A.V. të shpallur në kërkim si pritës të parave. Ja ku e keni në zyrën e Lulzim Bashës, vëllai i dy personave që prisnin paratë në zyrën e Lulzimit. Kjo është provë e pakundërshtueshme. A u shërbeu Basha këtyre njerëzve? Kjo i takon drejtësisë, dhe këtë provë do t’ia dorëzoj drejtësisë”.

Fotografinë deklaron se do e depozitojë në përfundim të seancës pranë prokurorisë, ku vetëm një ditë më parë kallëzoi penalisht kryedemokratin Basha për nxjerrje të sekretit hetimor në kapjen e 3.4 milionë eurove në dy automjete “Toyta Yaris” në portin e Durrësit, të dielën e 24 Qershorit.

Vetë denoncimi i kryedemokratit Basha në seancën plenare të 21 Qershorit i makinave dhe parave në të, për Taulant Ballën tregon edhe implikimin e vetë denoncuesit, Lulzim Bashës.

Taulant Balla:A i shërbeu Lulzim Basha këtyre djemve, vëllait të mikut të  Lulzimit, në zyrë të Lulzimit. Kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë. Ky është jo një njeri i paaftë, por budalla që e njoftoi vëllain e mikut që t’i bjerë nga Bari jo nga Ankona”.

Kreu i selisë blu, tre ditë përpara kapjes së automjeteve nga policia kufitare paralajmëroi ekzistencën e makinave, duke identifikuar kreun e grupit parlamentar socialist, Taualnt Balla, si garantin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!