Eurostat: Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon

schedule19:13 - 22 Qershor, 2022

schedule 19:13 - 22 Qershor, 2022

Nga Erblina Mile

Qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë se në të gjithë vendet e rajonit, për të blerë produktet ushqimore. Eurostat ka publikuar raportin mbi indeksin e çmimeve për vitin 2021 ku rezulton se niveli i çmimeve është sa 61% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ndërkohë nëse e krahasojmë me vendet e rajonit rezulton se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta. Maqedonia rezulton se ka indeksin më të ulët vetëm  52% e Ndjekur nga Bosnje Hercegovina me 56% dhe më pas Serbia dhe Mali i Zi me 60%.

Në bazë të vlerësimeve Indeksi i Eurostat vetëm për ushqimet rezulton se , është sa 83% e mesatares europiane duke qenë më të shtrenjta se në  Mal të Zi  ku indeksi është 78.3%.Çmimet më ët lira të ushqimeve rezultojnë se janë në në Maqedoninë e Veriut, me 61.4% të mesatares europiane.

Më shtrenjtë nga të gjitha produktet në Shqipëri rezultojnë  blerja e pajisjeve shtëpiake dhe atyre elektronike .Këto nëngrupe ndiqen më pas nga   komunikimi dhe më pas nga  veshjet apo  këpucët.

Këto të dhëna janë raportuar për vitin e kaluar ndërkohë që gjatë këtij viti çmimi i produkteve ushqimore  dhe karburantet janë rritur disa fish duke i rënduar edhe më shumë xhepit të qytetarëve. Inflacioni si rezultat ka kërcyer në 6.7% thuajse sa dyfishi I tavanit të vendosur nga Banka e Shqipërisë

Çmimet e ushqimeve rezultojnë se janë më të lartat në rajon  ndërkohë  që të ardhurat për frymë janë me nivelin më të ulët. /abcnews.al