European Super League, kur mendohet të nisë liga e “big”-ëve

schedule13:37 - 31 Tetor, 2020

schedule 13:37 - 31 Tetor, 2020

European Super League është një projekt që klubet e mëdha europiane duan ta vënë në jetë dhe të përfitojnë në aspektin financiar. Një kampionat i tillë sigurisht që do të tërhiqte vëmendjen e tifozëve, për shkak të emrave të mëdhenj të futbollistëve që do të zbrisnin në fushë.

Dyshimet janë nëse mund të ketë garë për këtë kompeticion. European Super League ishte menduar të niste sa më shpejt, pasi edhe klubet e shohin të nevojshme të arkëtojnë të ardhura të rëndësishme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Gjithsesi Mundo Deportivo në Spanjë raporton se European Super League mund të nise në sezonin 2022-2023, pikërisht prej situatës së rënduar nga COVID-19. Ky kompeticion do të përbëhet nga 18 skuadra dhe çdo ekip do të zhvillojë 34 ndeshje, vajtje-ardhje.

Më pas do të ketë play-off si NBA, ndërkohë që mendohet të ketë edhe skuadra që bien nga liga dhe mundësi që të përfshihen të tjera. Kjo mund të ndikojë disi në garë, pasi ekipet pjesëmarrëse përfitojnë nga garimi në këtë kompeticion. /abcnews.al