Europa regjistroi viktimat e para nga lija e majmunit, OBSH paralajmëron: Priten më shumë vdekje

schedule16:51 - 30 Korrik, 2022

schedule 16:51 - 30 Korrik, 2022

Zyra europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të priten më shumë vdekje të lidhura me linë e majmunëve, pas raporteve për vdekjet e para jashtë Afrikës, ndërsa theksoi se komplikimet e rënda ishin ende të rralla.

Lexo edhe: Konfirmohet viktima e parë në Europë nga lija e majmunit

“Me përhapjen e vazhdueshme të lisë së majmunëve në Evropë, ne do të presim të shohim më shumë vdekje”, tha në një deklaratë Catherine Smallwood, Zyrtare e Lartë e Emergjencave në OBSH për Europën.

Smallwood theksoi se qëllimi duhet të jetë ndërprerja e shpejtë e transmetimit në Evropë dhe ndalimi i kësaj përhapjeje.

Megjithatë, Smalwëood shtoi se në shumicën e rasteve sëmundja shërohet vetë pa pasur nevojë për trajtim.

“Njoftimi i vdekjeve për shkak të lisë së majmunëve nuk ndryshon vlerësimin tonë për përhapjen në Europë. Ne e dimë se megjithëse vetëkufizohet në shumicën e rasteve, lija e majmunëve mund të shkaktojë komplikime të rënda”, vuri në dukje Smallwood.

Ministria spanjolle e shëndetësisë regjistroi një vdekje të dytë të lidhur me linë e majmunit të shtunën, një ditë pasi Spanja dhe Brazili raportuan vdekjet e tyre të para.

Lexo edhe: Regjistrohet viktima e dytë me linë e majmunëve në Spanjë

Njoftimet shënuan ato që mendohet të jenë vdekjet e para të lidhura me përhapjen aktuale jashtë Afrikës. /abcnews.al