Ashtu si, në UEFA Champions League, edhe kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube, në Evropë, Europa League bëhet gati për nisjen e xhiros së fundit, të fazës së gurpeve, , ku shumë skuadra kërkojnë të mësojnë nëse do të arrijnë të kualifikohen për më tej, apo do të shkojnë në UEFA Conference League.
Kështu, “Çekanët” e West Ham dhe “shqiponjat” gjermanëve, të Freiburg “masin forcat” në “London Stadium”për të vendosur se kush do të dalë nga grupi A si vend i parë, ndërsa Roma e tekniku Jose Mourinho kërkon tre pikët dhe “shpreson” te një gafë e çekëve të Slavia Prague, në mënyrë që të dalë e para në grupin G.
Në krahun tjetër, “Të Kuqtë” e Liverpool do të udhëtojnë drejt Belgjikës, për t’u përballur me kampionët vendas të Royal Union Saint-Gilloise, ndërsa “Bergamaskët” e Atalanta me në krye Berat Gjimshitin, do të udhtëojnë drejt Polonisë, ku nën drejtimin e Enea Jorgjit, në fushën e blertë do të tentojnë sigurimin e 3 pikëve të radhës
Ndërkaq, azerët e Qarabag, skuadër pjesë e së cilës është edhe ish-“fantazisti” i Tiranës, Redon Xhixha pret në Baku, suedezët e Hacken, ku fitorja do t’i kualifikonte më tej, ndërsa Sparta Prague e Qazim Laçit kërkon fitoren ndaj Aris për të siguruar kështu, avancimin për në fazën tjetër të kompeticionit.
Përballjet e mbrëmjes së sotme:
Ora 18:45
Roma-Sheriff Tiraspol
LASK Linz-Toulouse
Bayer Leverkusen-Molde
Panathinaikos-Maçabi Haifa
Qarabag-Hacken
Rennes-Villarreal
Royale Union SG-Liverpol
Slavia Prague-Servette
Ora 21:00
Ajax-AEK Athens
Aris Limassol-Sparta Prague
Brighton-Marseille
Real Betis-Rangers
Olympiacos-TSC Backa Topola
Rakow-Atalanta
Sporting Lisbon-Strum Graz
West Ham-Freiburg