“Europa League nuk është Champions, por ne duam ta fitojmë atë”

schedule19:34 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 19:34 - 25 Dhjetor, 2022

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka folur për pjesëmarrjen e skuadrës në Europa League.

Katalanasit nuk arritën të kualifikoheshin nga grupi i Ligës së Kampionëve, duke u renditur në vendin e tretë pas Bayern Munich dhe Interit. Në 1/16 e Europa League, Barcelona do të luajë kundër Man United.

“Po, ëndrra jonë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, por ne ende duam të fitojmë Ligën e Evropës, edhe pse është një turne krejtësisht i ndryshëm. Ndeshjet me Manchester United do të jenë shumë të vështira. Detyra jonë është të besojmë te vetja dhe të shkojmë hap pas hapi drejt qëllimit”, tha në një intervistë për Sport sulmuesi polak, i cili u bashkua me Barcelonën verën e kaluar. /G.D abcnews.al/