Euronews: Kosova ende pa kryeministër të ri, mund të shkojë në zgjedhje të reja

schedule09:48 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 09:48 - 28 Dhjetor, 2019

“Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm”.

Rrjeti televiziv i lajmeve me seli në Lion të Francës, “Euronews”, ka raportuar për ngërçin politik në Kosovë.

“Euronews” shkruan për paaftësinë e partive politike për të rënë dakord për të formuar një Qeveri të re.

“Deputetët e rinj u ulën për herë të parë në Kuvend që nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo nuk e zgjodhi problemin. Kjo për shkak se partitë fituese ende nuk janë marrë vesh rreth kandidatit të ardhshëm për president të Kosovës”, shkruan “Euronews”.

Aty përmendet edhe mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm”.