Janë padyshim favoritët për fitimin e këtij trofeu. “Tre Luanët” e Anglisë, me në krye teknikun Gareth Southgate kanë publikuar pasditen e kësaj të enjteje listën përfundimtare me 26 lojtarët e saj që do të grumbullojë në Kampionatin Evropian 2024, ku ashtu si në listën përfundimtare të “Të Kaltërve” të Italisë, nuk kanë munguar surprizat.
Southgate ka lënë jashtë listën emra me “peshë”, që shumë herë i ka mbështetur, ku më kryesori është qendërmbrojtësi i “Djajve” të Manchester United, Harry Maguire. Një tjetër emër me peshë që ngelet jashtë listës është edhe “fantazisti” i “Qytetarëve”, të Manchester City, Jack Grielish.
Ky i fundit nuk ka shumë kohë që është shpallur kampion i Anglisë me skuadrën e Pep Guardiola, dhe gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit për Evropianin e shkuar, ku Anglia arriti në finale, po ashtu edhe në Botërorin e Katarit 2022, por kësaj here nuk duket të jetë i nevojshëm për skemat e teknikut anglez. /i.m /abcnews.al
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Garreth Southgate:
PORTIERË: Henderson, Pickford, Ramsdale
MBROJTËS: Dunk, Gomez, Guehi, Konsa, Shaw, Stones, Trippier, Walker
MESFUSHORË: Alexander-Arnold, Gallagher, Mainoo, Rice, Wharton
SULMUES: Bellingham, Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Palmer, Saka, Toney, Watkins