EURO 2024/ Miqësoret para Evropianit, Italia “ngec” ndaj Turqisë, Austria mund Serbinë, “bie” Hungaria

schedule22:56 - 4 Qershor, 2024

schedule 22:56 - 4 Qershor, 2024

Favoritët kryesisht nuk kanë zhgënjyer, pavarësisht se ka patur edhe rezultate surprizë. Kjo është “pasqyra” e rezultateve, të sfidave përgatitore, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me Austrinë e Portugalinë, që kanë gjetur fitoret përballë kundërshtarëve, Italia ka barazuar me Turqinë, ndërsa Hungaria është mundur nga përfaqësuesja e Irlandës.

Kështu, në “Ernst Happel Stadion”, të Vjenës, Kombëtarja e Austrisë ka mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, përfaqësuesen e Serbisë. Gjithçka u “vulos” brenda minutës së 35’-të, ku për vendasit shënoi Patrick Ëimmer e Christoph Baumgartner, ndërsa Pavlovic, ngushtoi shifrat dhe “hipotekoi” humbjen e përfaqësueses së tij.

Në krahun tjetër, “Luzitanët” e Porutgalisë, pa prezencën e “yllit” të tyre, Cristiano Ronaldo arritën një fitore të madhe, 4 me 2, ndaj Finlandës. Ruben Dias, Diogo Jota dhe “ylli” i Manchester United, Bruno Fernandes, me një dopietë në minutat 55’ e 84’ shënuan për skuadrën e teknikut, Roberto Martinez, duke nxjerrë të pavlefshme dygolëshin e finalndez, Teemu Pukki.

Hungaria ka zhgënjyer totalisht në “Aviva Stadium”, ,të Dublinit, teksa janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga Kombëtarja e Irlandës. Adam Idah dhe Troy Parrott regjistruan një fitore të madhe për vendasit, ndërsa për miqtë hungarezë nuk mjaftoi goli i Adam Lang, për të siguruar qoftë edhe një barazim, në këtë transfertë të vështirë.

Ndërkaq, në “Stadio Renato Dall’Ara”, “Të Kaltërit” e Italisë kanë zhgënjyer totalisht, ku pavarësisht nuk kanë humbur kanë regjistruar një barazim të bardhë pa gola, përballë Turqisë, me një lojë “të dobët” dhe pa shumë dinamikë, performancë, e cila është e sigurt se nuk do të mjaftojë përballë “Legjionarëve” tanë, në sfidën e parë hapëve të Euro 2024, më 15 qershor. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!