Euro 2020, Coman tremb rivalët: Franca ekipi më i fortë, sulmi ynë “zjarr”

schedule10:38 - 29 Maj, 2021

schedule 10:38 - 29 Maj, 2021

Franca është një nga skuadrat favorite për fitimin e Euro 2020. Kampionët e botës kanë një brez fantastik lojtarësh, teksa Didier Deschamps ka të dubluar çdo repart. Kingsley Coman, sulmuesi anësor i Bayern Munchen, ndalet te reparti i sulmit në prononcimin e tij.

24-vjeçari vlerëson shumë potencialin e madh që ka Franca në ofensivë, aty ku luajnë emra si Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Karim Benzema, Ousmane Dembele dhe Oliver Giroud. “Në letër, ne kemi sulmin më të fortë në Evropë dhe në botë.

Skuadra jonë ka realisht shumë lojtarë të mëdhenj, do të jetë kënaqësi të luaj me të gjithë emrat që ndodhen në listë. Shpresoj të përfitoj sa më shumë minuta, por është trajneri ai që vendos. Asgjë nuk është e thjeshtë në futboll, ka shumë skuadra me lojtarë të mirë.

Unë mendoj se ne kemi skuadrën më të mirë në botë, qoftë në sulm, mbrojtje apo portë. Gjithsesi, ndeshjet teke janë të rrezikshme dhe nuk mund të garantojmë se do e fitojmë Euro 2020. Garancia e vetmë është që do të japim gjithçka për kombëtaren tonë“, theksoi Coman. /abcnews.al