Eugena Tomini: Pas mësuesve, nis vaksinimi i gazetarëve dhe policëve

schedule23:38 - 19 Mars, 2021

schedule 23:38 - 19 Mars, 2021

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi sonte se pas mësuesve, nis vaksinimi i gazetarëve dhe policëve.

“Kemi plan kombëtar të imunizimit, mbi këtë plan po ecim hap pas hapi mbi grupet e rriskut, grupet prioritare dhe gërshetimin e tyre. Pritet nga mesi i Prillit të kemi sasinë e vaksinave Covax, do të jenë 80,000 doza. Sigurisht që grupet prioritare janë ato grupe të rriskut. Do përvijojë vaksinimi i moshës mbi 60 dhe vaksinimi i mësuesve. Është një vaksinim i kombinuar.”

Tomini shtoi se edhe grupi i gazetarëve dhe ai i policisë së shtetit konsiderohen si pjesë e shërbimeve kritike.

 

“Sipas planit kombëtar, gazetarët, policia e shtetit dhe të gjithë ata që hyjnë në shërbime kritike do vaksinohen. Është e planifikuar që vaksinimi për këto grupe të fillojë menjëherë pasi të mbarojë vaksinimi i mësuesve.”

Sa i përket vaksinës ruse Sputnik V, Tomini u shpreh se “një vaksinim i sigurt dhe cilësor është objektivi ynë kryesor, për të arritur këtë objektiv  sigurisht që alternativat janë më të ndryshme dhe do përdoren të gjitha mënyrat për të pasur një vaksinim të sigurtë dhe të shpejtë”./ Klan News