zhdukjet

RASTET-E-TE-ZHDUKURVE-NE-VLORE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.48-1280x728.jpg
ad min15:24 | 01/12/2018

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës po hetojnë për të gjitha rastet e personave të zhdukur në qytetin bregdetar gjatë viteve të fundit. Tre prej tyre, me të perfolurat në media dhe më misteriozet janë zhdukja e Mario Metushaj, Albano Xhaferrit dhe Ervis Troqes.

Në një deklaratë të përbashkët të policisë dhe Prokurorisë së Vlorës, rezulton se gjatë tre viteve të fundit janë zhdukur 23 persona nga ky qytet. ABC News ka mësuar se tre janë rastet më të bujshme për të cilat vijojnë hetimet, jane zhdukja e Mario Metushaj, Albano Xhaferrit dhe Ervis Troqes. Metushaj dyshohet se merrej me trafik lëndësh narkotike. Nga policia e Vlorës mësohet se Metushaj punonte si skafist për të transportuar drogë dhe nuk i ishte paguar një shumë prej 200 mijë eurosh. Ditën kur i ishin premtuar paratë ai u ka thënë familjarëve se po shkonte në Fier. Që prej atij momenti nuk dihet asgjë për Metushaj.

Albano Xhaferri rezulton i zhdukur prej datës 18 qershor të këtij viti. Një muaj më vonë zhduket edhe 24 vjeçari Ervis Troqe. Të dy sapo ishin kthyer nga Belgjika.
Nga policia u konfirmuar se dyshohet si i përfshirë në zhdukjen e Xhaferrit Edison Harizaj, i cili u vra në Durrës në një atentat së bashku me shokun e tij Genci Caca.
Në Vlorë janë zhdukur persona edhe në det.

Ksandro Ymeraj humbi kontaktet me familjen që nga 1 prilli i këtij viti. Ai ishte nisur drejt Italisë me një mjeti Tip Jet Sky. Mjeti lundrues u gjet disa ditë më vonë në Budva. Një vit më parë, familjarët e biznesmenit Adriano Jaho denoncuan zhdukjen e tij në polici. Jaho do të kthehej nga Italia me një skaf së bashku me 28 vjeçarin Ariseld Maze. Për këto raste nuk ka asnjë informacion për fatin e tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono