nuk janë gati
WASHINGTON, DC - APRIL 02: Medical professionals from Children's National Hospital administer a coronavirus test at a drive-thru testing site for children age 22 and under at Trinity University on April 2, 2020 in Washington, DC. Hundreds of children, with referrals from their doctors, have been tested at the site as efforts continue to contain the COVID-19 pandemic. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

aleksander-vucic.jpg
nev ila15:26 | 20/06/2019

Samiti i Parisit nuk do të zhvillohet. Është kjo deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili arsyetoi këtë mendim me faktin se shqiptarët nuk janë të gatshëm për bisedime.

Presidenti serb Aleksandër Vuçic deklaroi se është i sigurtë se takimi në Paris nuk do të zhvillohet. Kreu i shtetit serb theksoi se sipas tij shqiptarët nuk janë të gatshëm për të folur për ndonjë gjë të rëndësishme.

Ai tha gjithashtu se Serbia ka vepruar në mënyrë konstruktive dhe serioze por që nuk do të hyjë në një dialog i cili vë si kusht përfundimtar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mbajtja në fuqi e taksës sipas tij është një nga dëshmitë që Prishtina nuk dëshiron dialog dhe se dëshiron të menaxhohet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe askush tjetër. Mediat në Kosovë raportojnë se Vuçiç këmbëngul se kjo është reale dhe gjermanët e francezët e kanë kuptuar këtë mesazh.

Takimi i Parisit do të zhvillohet vetëm nëse shqiptarët do të veprojnë seriozisht, përfundoi Vucic duke shtuar se presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Beogradin brenda një muaji./ABC News Albania 24/7

veliaj-1-1280x696.jpg
ad min17:34 | 01/06/2019

Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht edhe fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Mes ovacioneve dhe duartrokitjeve u prezantua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili garon në këto zgjedhje për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës si një rikonfirmim për transformimin e shpejtë që ka pësuar kryeqyteti në këto katër vite.

“Sot është 1 Qershori, dita e fëmijëve. Një kujtesë që Partia Socialiste është e vetmja parti që në çdo vend që ka qeverisur, në çdo vend ku ka pasur diçka në dorë nuk ka menduar për zgjedhjet e ardhshme po ka menduar për gjeneratën e ardhshme. Edhe sot po takohemi në një hapësirë që është për të rinjtë dhe për fëmijët. Mbaj mend ditën e parë në Bashkinë e Tiranës, ditën e parë përpara katër vitesh bashkisë së Tiranës i kishte ngecur ora, nuk punonte sahati 4 vjet. Pas katër vitesh Tiranës dhe gjithë Shqipërisë i ka ardhur ora, por SHQUP-it i ka ngelur ora akoma”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se opozitës i ka ngelur ende sahati, ndërsa shtoi se në datën 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria, duhet të fitojë Tirana.

“Ne nuk mund t’u themi fëmijëve tanë se Shqipëria nuk do të qeveriset, se Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje, se Shqipëria do të bllokohet sepse një grup fëmijësh të parritur nuk janë gati të vijnë në betejë. Kjo është betejë për fëmijët tanë, nuk është betejë për partinë. Ndaj miqtë e mi në datën 30 Qershor duhet të fitojë Shqipëria, duhet të fitojë Tirana, duhet të fitojë Shkodra, duhet të fitojë Tropoja, duhet të fitojë Kamza dhe fëmijët e Shqipërisë kudo që janë”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi më tej se Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka bërë progresin më të madh në vitet e tranzicionit dhe se në datën 30 qershor , shqiptrarët e kanë vetë në dorë që t’i japin fund tranzicionit dhe Shqipëria të jetë një vend dinjitoz për vete dhe për fëmijët.

“Gjatë gjithë këtyre viteve jemi munduar ku ka pasur nevojë, ku ka pasur një mundësi, ku ka pasur diçka për të ndrequr që të jemi prezent, por unë jam i bindur që me Edi Ramën dhe të gjithë kryetarët e bashkive, atë që kemi bërë në Tiranë do ta bëjmë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Miqtë e mi, sot me ne nuk janë vetëm socialistët, sot me ne janë bashkuar qytetarë në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilët besojnë që vetëm PSSH, mund ta qeverisi çdo bashki me të njëjtin dinjitet që qeverisim ne çdo familje tonën. Për të gjithë ata që, për të gjithë ata, për të cilët fëmija është më i rëndësishëm se partia, për të gjithë ata që nuk duan të kthehen në ’97 dhe ’98, për të gjithë ata që e duan realisht Shqipërinë si gjithë Europa, ka vetëm një zgjidhje Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kandidatët e saj”, deklaroi Veliaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono