Lufta në Siri

PUTIN-SIRI-LUFTA-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:30 | 04/09/2019

Presidenti rus Putin i ka kërkuar homologut të tij sirian Asad një shumë prej 3 miliardë dollarësh. Sipas Putin, ky është shpërblimi për kontributin që Rusia ka dhënë gjatë luftës që ende vazhdon në Siri.

Miqësia mes Bashar Al Asad dhe Vladimir Putin nuk është më njësoj. Kriza mes dy aleatëve u shkaktua nga fatura e hidhur prej 3 miliardë dollarësh. Italiania “La Stampa” shkruan se Moska i ka kërkuar presidentit të Sirisë një shpërblim për kontributin që ka dhënë gjatë luftës.

Në fakt, Putin pretendon nga Damasku një shpërblim prej 3 miliardë dollarësh për mbështetjen ushtarake gjatë luftës së shpërthyer tetë vjet më parë e që zgjat ende. Por araka e shtetit në Siri është bosh e për këtë arsye Asad do të sakrifikojë pasurinë e tij personale.

Asad fillimisht u kishte thënë rusëve se nuk mund të paguante një shifër kaq të lartë. Si reagim, Moska ndërpreu furnizimet dhe nisi të sulmonte disa nga anëtarët e klanit të Asad, mes të cillëve dhe kushëririn e tij.

Rusët akuzuan këtë të fundit se ishte pasururar gjatë luftës. Putin ishte vënë në dijeni për llogaritë të ndryshme bankare të tij jashtë vendit. Ai u arrestua dhe pasuria e tij prej miliarda dollarësh u bllokua. Rusia në këtë mënyrë pranoi të qëndronte ende në krah të sirianëve në luftimet për të rimarrë kontrollin në provinvën e Idlib.

Asad gjithashtu shiti disa miniera dhe impiante industriale shtetërore që përfunduan në duart e oligarkut rus Genadi Timshenko, një mik i madh i Putin. /ABC news Albania 24/7

vlcsnap-error665-2-1280x720.jpg
ent ela17:04 | 15/01/2018

Turqia dhe Rusia kanë kritikuar ashpër ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në Siri, duke e akuzuar administratën amerikane se po kthen në forca sigurie milicitë terroriste.

Fuqitë kyçe të përfshira në luftën civile në Siri kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara se ka ndihmuar milicinë aleate kurde në ngritjen e një force për sigurinë kufitare të përbërë nga 30 mijë njësi. Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka bërë thirrje për “t’ia marrë frymën” përpjekjeve për stërvitjen e Forcave Demokratike Siriane dhe krijimit të asaj që e ka quajtur një “ushtri terrori”. Turqia i konsideron luftëtarët kurdë, që presupozohet të aderojnë në radhët e FDS-së, terroristë. Nga ana tjetër, qeveria siriane e ka cilësuar lëvizjen e amerikanëve si një “agresion zhurmëmadh”, ndërsa Rusia ka paralajmëruar se krijimi i kësaj force mund të çojë në copëzim të territorit. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, FDS ka marrë në zotërim dhjetëra mijëra kilometra katrorë territor, që dikur kontrollohej nga luftëtarët e Shtetit Islamik. Në tetor, grupimi zaptoi plotësisht qytetin e Rakës, që de fakto konsiderohej kryeqyteti i kalifatit të shpallur nga lëvizja xhihadiste në vitin 2014. Që prej atëherë, eksponentët e FDS-së kanë avancuar në jug, përgjatë anës lindore të luginës së lumit Eufrat, duke pastruar zonën nga militantët e mbetur. Ditën e shtunë, një zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara konfirmoi se po FDS po trajnohen për t’u kthyer në një forcë të re për garantimin e kufirit sirian./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono